Lituania aprovon strategjinë e re të sigurisë kibernetike

99

RIGA, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Lituania miratoi sot një strategji të re të sigurisë kibernetike, që përcakton mënyrat e veprimit dhe reagimit të sektorit publik dhe privat të vendit përballë kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike.

Dokumenti, i cili përcakton politikën shtetërore për pesë vitet e ardhshme, u hartua nga Ministria e Mbrojtjes së vendit balltik në kundërpërgjigje ndaj numrit në rritje të sulmeve kibernetike kundër organizateve dhe aseteve të sektorëve të rëndësishëm strategjikë, thuhej në një deklaratë.

Lituania, një republikë ish-Sovjetike, kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe ka qenë jashtëzakonisht e shqetësuar për sigurinë e saj kombëtare, pasi Rusia aneksoi tre vjet më parë një rajon të Ukrainës fqinje.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.