Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës

281

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ – Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës me projektin “Open Cinema” .

Një inisiativë e nxitur nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Media Desk Albania Creative Europe dhe Bashkia Vlorë .

Kinemaja verore në Lungomare nën çatinë e qiellit do të dhurojë 9 netë magjike që vetëm ekrani i madh di ti fal prej datave 13 deri më 21 gusht.

Projeksionet do të fillojnë në orën 8:30 çdo mbrëmje dhe do të mbarojnë në orët e pas mesit të natës.

Një maratonë e vërtet në një show me artistë dhe regjisorë të ftuar nën mikrofonin e artë të prezantueses së njohur Silvana Braçe.

Të ftuar special në natën e 13 gushtit janë artisti Bujar Asqeri,artisti i popullit Mumtaz Dhrami, mjeshtri i madh Petrit Puka e shumë personalitete të tjera të shquar të skenës tonë.

Mbrëmja e parë do të nisë me filmin nga Petrit Puka kushtuar artistit Mumtaz Dhrami me titull ”Jetë në bronz”.

Mbrëmjet magjike të kinemasë verore do e kthejnë Lungomaren në skenën e madhe të filmit sepse ekrani i madh i bashkon të gjithë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.