Këmbimi valutor, valutat kryesore forcojnë pozitat ndaj lekut

101

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Në tregun e brendshëm valutor, valutat kryesore euro dhe dollar forcuan pozitat në këmbim me lekun, pas rënies së ndjeshme që pësuan këto monedha gjatë kësaj periudhe.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 125.58 lekë ose 0.10 lekë më shumë se në fund të javës që lamë pas.

Këtë fillimjave, edhe monedha e gjelbër amerikane fitoi pikë ndaj lekut. Dollari këmbehet në kuotën e 110.29 lekëve, ose 0.92 lekë më shumë se në fundjavë.

Monedhat kryesore të shportës prej kohësh po këmbeheshin në nivele të ulëta, përkundrejt lekut vendas.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.