FUTBOLL- Nedved: Të fitojmë ndaj “Kievo”-s

101

TIRANË, 13 gusht/ATSH-Edison Caushi/ – “Objektivat e “Juves” nuk ndalen kurrë. E vetmja gjë që vlen është ajo çfarë thotë presidenti, të fitojmë çdo ndeshje. Dhe këtë duam ta tregojmë edhe në ndeshjen kundër “Kievo”-s.”

Kështu u shpreh zëvendëspresidenti i “Juventus”, Pavel Nedved, pas miqësores së zhvilluar në Villar Perosa, duke folur mbi objektivat e ekipit.

“Villar Perosa të dhuron gjithnjë ndjesi të veçanta, unike”, shprehet Nedved për “Juventus TV”, duke theksuar se në këtë ditë lojtarët më të rinj të ekipit kuptojnë se çfarë do të thotë “Juventus”.

Duke u ndalur te prurja më e re që është Cristiano Ronaldo, Nedved shprehet se ardhja e tij te “Juventus” është diçka e jashtëzakonshme, duke konfirmuar edhe një herë që ekipi i “Juventus” është një nga më të mëdhenjtë e Europës./ANSA/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.