BARCELONË, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Ekipi i “Barcelonës” mundi atë të “Seviljes” me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Super Kupën e Spanjës, me gola të shënuar nga Pique në minutën e 42-të dhe Dembele në minutën e 78-të.
Ky është gjithashtu trofeu i parë që ngrihet nga Lionel Messi si kapiteni i ri i klubit.
Por, edhe çmimi i 33-të që ai fiton me këtë klub, duke u bërë lojtari me i dekoruar në të gjitha kohët për “Barcelonën”.
Megjithat[, ishte Dembele ai që vendosi fatin e lojës në një ndeshje shumë të fortë, vetëm 12 minuta nga përfundimi i saj.
Në fakt “Sevilja” arriti të dalë në avantazh që në minutën e nëntë nëpërmjet Pavlo Sarabia, por Gerard Pique arriti të barazojë rezultatin tre minuta para përfundimit të lojës.
Wissam Ben Yedder pati mundësinë për ta çuar rrezultatin në 2-2 nga pika e 11-metërshit, por portjeri Marc Andre ter Stegen arriti të shpëtojë portën. /G.S/