FUTBOLL- David Silva largohet nga kombëtarja e Spanjës

100

TIRANË, 13 gusht/ATSH-Edison Caushi/ – Ishte një vendim i marrë më parë, por sot u konfirmua. Mesfushori David Silva është tërhequr ditën e hënë nga kombëtarja spanjolle e futbollit. Sipas “AS” lojtari preferon që të fokusohet te “Manchester City”. Pas 125 ndeshjesh me “La Roja”, David Silva ka shënuar 35 gola dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 në Afrikën e Jugut si dhe 2 Europiane, në Austri dhe Zvicër 2008 dhe Poloni-Ukrainë në vitin 2012. Ai është golashënuesi i 4-ërt më i mirë në kombëtaren spanjolle të futbollit.

“Jam i lumtur për gjithçka që kam arritur, duke jetuar dhe ëndërruar për një skuadër që do të mbahet mend gjatë. Po i jap fund një faze të mbushur me emocione, për të gjitha mendimet që po më vinë në mendje, siç është figura e Luis Aragones, një mësues të cilin nuk do ta harroj kurrë”, theksoi Silva. Largimi i Silva-s nga kombëtarja, vjen pas largimit të mbrojtësit Gerard Pique ditën e shtunë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.