Bakayoko e Ketia në Milano, pritet firma me “Milan” e “Inter”

123

TIRANË, 13 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/ – Bakayoko nga njëri krah dhe Keita nga krahu tjetër janë dy përforcimet e fundit të “Milanit” dhe “Interit”. Të dy futbollistët janë duke zhvilluar testet mjekësore përpara se të nënshkruajnë kontratat respektive.

Sulmuesi senegalez Keita Balde Diao ka mbërritur mbrëmjen e të dielës në Milano, me makinën personale nga Principata e Monacos, ku edhe luajti sezonin e kaluar.

Ish futbollisti i “Lazios” do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me “Interin” dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e Spallettit.  “Jam shumë i lumtur. Spalletti ka qenë vendimtar, që zgjodha të vij te “Interi”. Shpresoj që gjithçka të më shkojë mirë. Nesër do të flas më gjatë, pasi të kem kryer vizitat mjekësore”, u shpreh Keita për “SkySport”. Tashmë zikaltrit e kanë marrë Keita Balde në huazim nga klubi i Principatës, për 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje për 30 të tjera në fund të sezonit.

E njëjta formulë është përdorur dhe “Miliani” me Bakayko-n, i cili do të nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me rrogën në rritje. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.