SHBA – Trump dënon çdo lloj racizmi dhe akti dhune

UASHINGTON, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se dënonte çdo lloj racizmi dhe akti dhune duke bërë thirrje për unitet kombëtar një vit pas tubimit të përgjakshëm neonazist në Charlottesville.

“Manifestimi i Charlottesville, një vit më parë, ka shkaktuar vdekje dhe ndarje të thella”, theksoi Trump në një postim në Twitter.

Përgjigjia e presidentit ndaj mitingut të vitit të kaluar në Sharlotsville të Virxhinias shkaktoi kritika të mëdha kur ai deklaroi se të dyja palët në miting ishin njerëz normalë.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar si komb. Unë dënoj çdo lloj racizmi dhe akti dhune. Paqe për të gjithë amerikanët!”, – shkroi në një postim në Twitter presidenti amerikan, ndërkohë që neonazistët kanë parashikuar të manifestojnë para Shtëpisë së Bardhë.

Një vit më parë, rrjeti “Unite the Right” kishte marrë pushtetin për të organizuar një tubim në Charlottesville (Virxhinia) për të hequr një statujë të gjeneralit të konfederuar, Robert E. Lee.

Në përfundim të këtij manifestimi pati përplasje me supremacistëve të bardhë dhe kundërmanifestuesve.

Një mbështetës neo-nazist u fut me veturë në turmën e manifestuesve antiracistë duke vrarë një 32-vjeçare, Heather Heyer dhe duke plagosur 19 persona./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.