FUTBOLL- Navas “fluturon” në Superkupë

84

TIRANË, 12 gusht/ATSH-Edison Caushi/ – Ky sezon pritet të jetë një nga më të vështirët për portierin, Keylor Navas që prej nënshkrimit të tij më “Real Madrid” në vitit 2014, pas ardhjes së Thibaut Courtois nga “Chelsea”.

Gjithsesi, gjasat janë që portieri nga Kosta Rika ta nisi si titullar ndeshjen kundër “Atletikos së Madridit” për Superkupën që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Talin.

Portieri belg as që ndodhej ne stolin e rezervave në ndeshjen e zhvilluar kundër “Milanit” ditën e dielë në “Santiago Bernabeu” dhe prezenca e tij në stërvitje me shokët e skuadrës është mjaft e pakët, tregues që në ndeshjen e së mërkurës Courtois mund të aktivizohet vetëm pak minuta.

Ky është një shanc për portierin Navas për të treguar edhe njëherë drejtuesve të “Real Madrid” se ai është në gjendje për të qenë portieri i parë i këtij ekipi.

Ai bëri dy pritje të bukura kundër “Milanit”  të cilat meritojnë të vlerësohen, pavarësisht golit të shënuar nga Higuain, për të cilin nuk mund të bënte shumë gjëra.

Pjesën e dytë, përpara se të zëvendësohej nga Andriy Lunin, ai bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke ndalur goditjen e Patrick Coutrone.

Lunin gjithashtu është pritur me shumë duartrokitje që nga ardhja e “Real Madrid” nga turi i zhvilluar në SHBA.

Gjatë aktivizimit të tij porta madrilene nuk u rrezikua por portieri i ri tregoi veten përballë tifozerisë madrilene.

E ardhmja e tij është ende në ajër pasi nuk dihet nëse klubi do të vendos që ta largojë në formën e huazimit për të luajtur më shumë minuta apo do ta mbajë./Marca/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.