Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Hradinaj: Me fat që Kosova dominohet nga të rinjtë

TIRANË,12 gusht/ATSH- I. Vata/ – “Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë”, ka deklaruar sot Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Në vijim, kryeministri Haradinaj shton se “të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë”.

“Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron.Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë.Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit”, shprehet Kryeministri i Kosovës.

Po ashtu, Haradina shton se “do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta.Kosovë, urime dita e rinisë”.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.