Barazia gjinore, Lucija Straley aktivitet me të rinjtë në Valbonë

TIRANË,12 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ndihmës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lucija Straley udhëtoi në Valbonë për t’u takuar me një grup të rinjsh nga Kukësi dhe për të marrë pjesë në kampin veror,”Stereotipet gjinore tradicionale kundër të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore”.

Straley foli për karrierën e saj në diplomaci si grua, por edhe për sfidat me të cilat u përball gjatë rrugës së karrierës së saj.

Kampi u organizua nga Qendra Për Progres Rinor në Kukës në bashkëpunim me American Corner Kukes duke uruar gëzuar Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve!/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.