761 persona të punësuar në një javë nga zyrat e punës

TIRANË,12 gusht/ATSH- I. Vata/ – Eurobarametri i publikuar nga Komisioni Europian vlerëson pozitivisht shkallën e punësimit në Shqipëri, ku 50% e të intervistuarve në vend besojnë se punësimi do të rritet.

Gjatë kësaj jave në vendin tonë janë punësuar 761 persona nga zyrat e punës.

Numri i të punësuarve për herë të parë është 19 mijë sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për periudhën 22 qershor-6 gusht 2018, ku rezulton se drejtoria me numrin më të lartë të të punësuarve është ajo e Durrësit me 7657 persona, Vlora 4020, Saranda 2641, Shkodra 2238, Lezha 2154.

Shifrat e punësimit  për periudhën 3 gusht-9 gusht 2018 sipas qarqeve: Në qarkun e Beratit janë në total 75 të punësuar, nga këto në Berat 18, Kuçovë 6, Skrapar 51.

Në Dibër 7, nga këto Bulqizë 4, Dibër 3. Në Durrës, janë në total 106 nga këto në Durrës 100, Krujë 6.

Elbasan 63, nga këto në bashkinë Elbasan 51, Gramsh 4, Librazhd 2, Peqin 6.

Po ashtu në qarkun e Fierit janë punësuar për këtë periudhe në total 62 persona, nga këto në Firë 54, Lushnje 8.

Në Gjirokastër janë punësuar 7 persona, nga këto në Gjirokastër 5 dhe në Tepelënë 2.

Në Korçë janë punësuar në total 52 persona, nga këto në Devoll 7, Kolonjë 4, Korçë 29, Pogradec 12.

Në qarkun e Kukësit janë punësuar 22 persona, nga këto në Has 5, Kukës 11 dhe Tropojë 6.

Në qarkun e Lezhës janë punësuar në total 44 persona nga këto në Kurbin 9, Lezhë 31, Mirditë 4.

Në qarkun e Shkodrës janë punësuar 24 persona, nga këto në Malësi të Madhe 3, Pukë 2, Shkodër 19.

Në Tiranë janë punësuar 142 nga këto në Kavajë 26 dhe në Tiranë 116. Në Vlorë janë punësuar 157 nga këto në Selvinë 10, Sarandë 45, Vlorë 102.

Qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë punësimit ku përmes zyrave të punës dhe kualifikimin e fuqisë punëtore me anë të kurseve profesionale, synohet që të ulet papunësia duke shtuar radhët e të punësuarve./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.