Telenovela Modriç-Inter drejt fundit, kroati i rrëfehet miqve

TIRANË, 11 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Luka Modriç te Inter, jemi në momentet e fundit të një prej telenovelave më të ndjekura të fushatës verore të transferimeve.

Një ditë më parë, Modriç zhvilloi një takim me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, për t’i shpjeguar atij se kërkonte largimin nga “Los Blancos” për te Inter.

Por, kreu i klubit spanjoll ka refuzuar, duke i ofruar Modriç një shifër marramendëse për rinovimin 14 mln euro bruto dhe 10 mln euro neto në sezon.

Kjo ofertë ka tunduar futbollistin, që sipas “Messagieros” në Itali i ka rrëfyer një kolegu se kalimi te Inter ishte i pamundur, pasi klubi i kishte mbyllur derën. Organizatori pra do të qëndrojë të Real Madrid të paktën dhe për një sezon./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.