Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

TIRANE, 11 gusht/ATSH/- Një tërmet i fuqishëm ka tranditur pasditen e sotme disa qytete në Shqipëri.

Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 5.1 ballë, ndërsa është regjistruar 35 km larg Tiranës dhe 9 km nga Burreli. Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.

Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Dibër, Lezhë dhe në Elbasan.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.