INDONEZI – Zhduket një avion me nëntë persona në bord

120

JAYAPURA, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Një avion që transportonte nëntë persona u zhduk sot gjatë një fluturimi në një rajon malor, në lidnje të Indonezisë dhe kërkimet po vazhdojnë, sipas autoriteteve.

“Avioni “Pilatus”, me prodhim zviceran, ka humbur kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror gjatë kohës së fluturimit që do të zgjaste 40 minuta mbi rajonin e Papuazisë”, theksoi policia.

“Banorët e Okatemit kanë dëgjuar një zhurmë të madhe të avionit, pasuar nga një shpërthim i madh”, theksoi polici, Michael Mumbunan.

Forcat e shpëtimit janë mobilizuar për të mbërritur në vendin e dyshuar të aksidentit.

Avioni, që i përkiste kompanisë “Dimonim Air”, transportonte shtatë pasagjerë, mes të cilëve një fëmijë dhe dy anëtarë të personelit./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.