Fluks në kufi, 12 mijë persona hyjnë në Shqipëri nga Kapshtica e Qafë Thana

144

TIRANË, 11 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë dhe atë të Qafë Thanës (Pogradec) kanë hyrë drejt vendit tonë rreth 12 mijë persona.

Zyra e Shtypit e Policisë së Korçës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 313 persona në hyrje dhe 3 513 persona në dalje të Pikës Kufitare të Kapshticës, që lidh vendin tonë me Greqinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, aktualisht paraqitet fluks i shtuar i lëvizjes.

Nga ana e Policisë Kufitare janë marrë të gjitha masat, për të përballuar situatën dhe shmangur vonesën duke punuar me kapacitet maksimal, me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, dhe me procedurë të përshpejtuar deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë, që në pikën tjetër kufitare të qarkut Korçë, atë të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë janë regjistruar 5 380 persona në hyrje dhe 3 780 persona në dalje.

Pala shqiptare për të menaxhuar sa më me efikasitet fluksin e lartë të qytetarëve që vijnë në vendin tonë ka shtuar numrin e sporteleve në pikat kufitare në fjalë.

Për dt 11.08.2018

Kapshticë

Hyrje 6313
Dalje 3513

Qafë Thanë

Hyrje 5380
Daje 3780

/m.m/
 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.