Çelet panairi i librit në Durrës, Dako: Tashmë traditë

88

TIRANË, 11 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Është çelur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip “Durrës Script”, një aktivitet që organizohet nga shoqata kulturore “Durana” dhe Bashkia e Durrësit, i cili do të zgjasë deri në 12 gusht, në shëtitoren Taulantia.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vizitoi tendat e këtij panairi. “Ky aktivitet është tashmë një traditë e qytetit të Durrësit dhe ndër aktivitetet më të mira kulturore që zhvillohen. Interesi i shtëpive botuese është i madh, gjithashtu edhe i lexuesve durrsakë, por edhe atyre që vizitojnë Durrësin, duke arritur qëllimin që ka ky panair, për ta çuar librin sa më pranë lexuesit”, tha Dako.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.