6 720 persona hyjnë në Shqipëri nga tre pikat kufitare të Gjirokastrës

TIRANË, 11 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Gjatë 24 orëve të fundit në tre pikat kufitare të Gjirokastrës janë regjistruar 6 720 persona që kanë hyrë në vendin tonë.

Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 4504 shtetas shqiptarë dhe 1121 shtetas të huaj.

Ndërkohë në pikën kufitare Tre-Urat (Përmet) kanë hyrë 164 shtetas shqiptarë dhe 135 shtetas të huaj, ndërsa në pikën kufitare të Sopikut janë regjistruar 3 shtetas shqiptarë në hyrje dhe 48 të huaj.

Sa i takon daljeve, mësohet se në Kakavijë kanë dalë nga vendi 2350 shtetas shqiptarë dhe 1121 të huaj.

Në tre Urat, 90 shqiptarë kanë shfrytëzuar këtë pikë kufitare për të dalë jashtë vendit, ashtu si dhe 75 shtetas të huaj./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.