Zhvillimi i turizmit malor në Pukë, ambasadorja Sakiqi premton tërheqjen e investimeve

213

TIRANË,10 gusht/ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj priti ambasadoren e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi.

Nevoja e investimeve të huaja në Bashkinë Pukë ishin thelbi i diskutimi mes kryetarit të Bashkisë Pukë, Gjonaj dhe ambasadores së Holandës në Shqipëri.

Në takim, kryebashkiaku Gjonaj  i parashtroi diplomates nevojën për thithjen e investimeve holandeze, gjë për të cilën znj. Sakiqi premtoi angazhimin maksimal.

Po ashtu në bashkëbisedim u hodhën ide rreth fushave ku mund të investohet, ku një mundësi e mirë është investimi për panelet diellore.

Ndër fushat që do i prezantohen investitorëve nga ambasadorja u ra dakord të ishte ndërtimi i parqeve me panele diellor, ndërtimi i këndit të lojërave të aventurës si dhe krijimi i hapësirave për kultivimin e luleve.

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri,  Adia Sakiqi teksa përgëzoi kreun e bashkisë për ndryshimet e realizuara, u angazhua maksimalisht në thithjen e investitorëve të huaj në zonën tonë duke dhënë dhe disa sugjerime për zhvillimin e turizmit malor. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.