TURQI – Livra bie në nivelin më të ulët historik

76

STAMBOLL, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Livra turke ka pësuar rënie të ndjeshme duke humbur më shumë se 7% të vlerës së saj përballë dollarit, në sfondin e krizës diplomatike mes Turqisë dhe SHBA-së dhe shqetësimeve përballë ndikimit mbi bankat europiane.

Kartmonedha turke ka arritur për herë të parë në pragun gjashtë për një dollar pasi humbi rreth 12% të vlerës së saj. Ajo u këmbye në orën 08H30 GMT me 5,96 për një dollar duke shënuar një rënie prej 7%.

Livra turke, vlera e të cilës ka rënë më shumë se një të tretën përballë dollarit dhe euros që prej fillimit të vitit, është ulur tashmë më shumë se 5% përballë dollarit.

Kjo rënie e ndjeshme ndodhi ndërkohë që Turqia është përfshirë në një krizë të rëndë diplomatike me SHBA-në për çështjen e një pastori amerikan të ndaluar nga Ankaraja.

Këto dy aleatë brenda NATO-s kanë vendosur javën e kaluar sanksione reciproke kundër zyrtarëve qeveritarë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.