Tërheqja e investimeve të huaja, synimi i diplomacisë shqiptare që në ’20-n

153

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Përfaqësimi i Shqipërisë në panaire të ndryshme në Nju Jork, Londër, apo dhe Vjenë ka qenë një nga pikat që ka synuar diplomacia shqiptare e viteve ’20, për të promovuar vendin dhe për të sjellë investime të huaja në Shqipëri.

“Sikundër për vjet, ashtu dhe tani në këtë vjeshtë prej 2 deri më 8 shtator të k.v. do të mbahet këtu i IV, pangjyr i Vjenës e në këtë rastje kanë ardhun edhe disa tregtare shqiptarë, sidomos Shkodranë”, informon konsulli shqiptar i kohës në Vjenë, Gjergji Pekmezi.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati publikoi sot këtë dokument nga fondi arkivor online për të sjellë një pjesëz të diplomacisë shqiptare të viteve ’20.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.