SOFT NEWS – ”Luftë për selfie” në Fontana di Trevi në Romë

102

ROMË, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Disa turistë dëshironin të bënin një “selfie” në një qoshe të preferuar të sheshit Fontana di Trevi në Romë për të nxjerrë sa më bukur ndërtesën pas tyre.

Por, askush nuk dëshironte ta braktiste këtë qoshe të preferuar. Më pas nisi një zënkë sa u kërkua ndërhyrja e disa patrullave të policisë bashkiake.

Pas trazirave, edhe me disa vështirësi, tetë turistë amerikanë dhe holandezë u denoncuan për dhunë dhe kërcënime.

Grindja midis një vajze holandeze 19-vjeçare dhe një italo-amerikaneje 44-vjeçare ka filluar me një shkëmbim fjalësh të rënda dhe më pas me fyerje.

Më pas mosmarrëveshja degjeneroi në dhunë fizike ku u përfshinë dhe familjarët.

Të gjithë personat e përfshirë u denoncuan për dhunë dhe kërcënime.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.