Skrapar- Policia u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj

219

TIRANË, 10 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Policia e Skraparit i vjen në ndihmë të turistëve, të cilëve iu pësoi defekt me motoçikleta

“Sot më datë 10.08.2018, në rrugën Servan-Çepan, kanë qenë duke udhëtuar me një motoçiklet tip “Piaggio” dy turiste të huaja. Në vendin e quajtur “Pularia” motoçikleta e tyre kishte pësuar defekt dhe për pasojë kishin mbetur në rrugë”, njofton Policia.

“Menjëherë sapo telefonuan në Sallën Operative u nisën shërbimet e policisë Skrapar të cilët brenda një kohe të shkurtër i gjetën të dyja turistet e huaja, të cilat i transportuan për në Komisariatin e Policisë Skrapar bashkë me motoçikletën e prishur”, vijon Policia.

“Turistët falenderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe për korrektësinë. Policia e Skraparit është në shërbim të turistëve të cilët janë të lutur të telefonojnë për çdo problem në numrin e telefonit 112”, mbyllet njoftimi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.