SHBA – Një ish-këshillare akuzon Trump se është racist, Shtëpia e Bardhë e përgënjeshtron

70

UASHINGTON, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë e quajti ‘’gënjeshtër’’ deklaratën e bërë nga një ish-këshilltare e lartë me ngjyrë e cila e akuzon Donald Trump se është racist dhe se ka lëshuar ofendime ksenofobe deri në nivelet më të larta të shtetit.

Ish-kandidatja e emisionit të reality show “The Apprentice”, i drejtuar për disa vite nga Donald Trump, Omarosa Manigault Newman shprehet në një libër që pritet të dalë se eksperienca e saj në Shtëpinë e Bardhë e çoi në përfundimin se presidenti amerikan ishte racist, jo tolerant dhe përbuzës.

Ish-këshilltarja përgjegjëse e ‘’Zyrës të marrëdhënieve me publikun’’ deri në janar pohon se ka dëgjuar ofendime raciste kundër një burri me origjinë filipinase, sipas Guardian, i cili ka siguruar një kopje./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.