SHBA  – Ish-presidentja e Kilit, Bachelet emërohet në krye të Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB

81

UASHINGTON, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara konfirmoi sot me votimin emërimin e njoftuar të mërkurën, të ish-presidentes së Kilit, Michelle Bachelet në krye të Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

Michelle Bachelet 66 vjeç zëvendëson në këtë post jordanezin, Zeid Ra’ad Al Hussein, një kritik i ashpër i presidentit amerikan, Donald Trump./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.