RUSI – Moska: Sanksionet e reja amerikan janë një “shpallje lufte ekonomike”

73

MOSKË, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Rusia do t’i konsiderojë si një “shpallje lufte ekonomike” miratimin e mundshëm të një serie të dytë sanksionesh amerikane dhe do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, paralajmëroi kryeministri rus.

SHBA-ja njoftoi dje sanksione të reja ekonomike që shënjestrojnë Rusinë që kanë lidhje me helmimin e ish-agjentit rus me Noviçek në Britani të Madhe dhe përmendi mundësinë e një vale të dytë sanksionesh “drakoniane” në të ardhmen.

“Nëse vazhdojnë masa si ndalimi i aktiviteteve të ndonjë banke apo ndalimi i përdorimit të ndonjë monedhe, atëherë duhet që t’i vihet emërtimi i duhur: kjo është një shpallje lufte ekonomike”, deklaroi kryeministri rus, Dmitri Medvedev i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

“Dhe ne do të duhet me patjetër që t’i përgjigjemi kësaj lufte. Me metoda ekonomike, me metoda politike dhe nëse do jetë e nevojshme edhe me mjete të tjera”, vazhdoi Medvedev. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.