RUSI – Medvedev: Sanksionet amerikane do të përbënin një shpallje të luftës ekonomike

MOSKË, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Rusia do ta konsiderojë si një shpallje e luftës ekonomike miratimin e paketës së dytë të sanksioneve amerikane dhe do të reagojë me çdo mjet që ka në dispozicion, theksoi sot kryeministri rus.

SHBA-ja njoftoi sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë për lidhjet e saj me helmimin e ish-spiunit rus me substancën helmuese “Novitchok” në Britaninë e Madhe dhe përmendi mundësinë për një valë të dytë sanksionesh në të ardhmen.

“Nëse ndodhin gjëra si ndalimi i aktiviteteve të bankave apo përdorimit të ndonjë monedhe duhet t’i themi gjërat qartë, do të ketë një shpallje të luftës ekonomike”, deklaroi kryeministri rus, Dmitri Medvedev, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Ne duhet të përgjigjemi në emër të kësaj lufte, me metoda ekonomike, politike dhe nëse është e nevojshme dhe me mjete të tjera”, shtoi Medvedev./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.