Raporti për fëmijët në situatë rruge, 15 kallëzime penale për keqtrajtimin e fëmijëve

TIRANË, 10 gusht/ATSH/-Gjatë vitit 2017, punonjësit e institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri kanë menaxhuar në total rreth 1650 raste të fëmijëve në nevojë për mbrojtje.

Ishin këto të dhënat nga raporti për gjendjen e fëmijëve në situatë rruge i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjes e të Drejtave të Fëmijëve.

Në raport thuhet se të dhënat e përmbledhura vijnë nga të 61 bashkitë e vendit, lidhur edhe me funksionimin dhe punën që është ndjekur në terren për fëmijët.

Sipas raportit, gjatë vitit 2017 në Shqipëri kanë qenë aktive 29 skuadra terreni të cilat kanë identifikuar 484 fëmijë në situatë rruge në disa bashki të vendit. Ndërkohë, 15 kallëzime penale janë bërë për keqtrajtimin e fëmijëve kryesisht në territorin e Bashkisë Tiranë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.