Policia Rrugore vijon kontrollet në Tiranë, procedohen 8 drejtues mjetesh

57

Policia Rrugore vijon kontrollet në Tiranë, procedohen 8 drejtues mjetesh

Siç njofton vetë policia, “kontrollet e nisura më herët, nga rrugorët e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe inter-urbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në unazën e madhe, si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe moto-mjetesh, kjo rrugë Inter-urbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si “pistë garash” .

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 10 Gusht 2018

TIRANË, 10 gusht/ATSH-A.Fortuzi/ – Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e intensive në rrugët e kryeqytetit.

Siç njofton vetë policia, “kontrollet e nisura më herët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe inter-urbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit, ku për shumë drejtues mjetesh dhe moto-mjetesh, kjo rrugë Inter-urbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si “pistë garash” ku fundi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme ose  Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe moto-mjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët. Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje”, tërheq vëmendjen Policia e Shtetit./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.