Policia e Shtetit hap aplikimet për zv.komandant në Njësinë Speciale të Ndërhyrjes Taktike

93

TIRANË, 10 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për pranimin në trupën policore dhe për pozicione të veçanta në strukturën e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit, është hapur aplikim për pranim në funksionin e veçantë të policisë “Zëvendëskomandant njësie në Njësinë Speciale të Ndërhyrjes Taktike”, në Repartin Special “RENEA” Tiranë. Aplikimet të fillojnë më datë 10.08.2018 dhe të përfundojnë më date 13.08.2018. Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kriteret e pranimit në funksionin “Zëvendëskomandant njësie në Njësinë Speciale të Ndërhyrjes Taktike”, në Repartin Special “RENEA” janë: Të jetë shtetas shqiptar; Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; Të ketë përfunduar arsimin te lartë policor ose ushtarak; Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në strukturat e forcave speciale policore ose ushtarake dhe të jetë i trajnuar në fushën e veprimtarisë së forcave speciale; Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje; Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm: Formularin e aplikimit tip Fotokopje të kartës së identitetit; Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse; Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; Certifikatë e gjendjes gjyqësore; Certifikatë familjare;Vërtetim nga gjykata;Vërtetim nga prokuroria;Raport mjeko – ligjor;Fotokopje e librezës së punës;Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Funksioni “Zëvendëskomandant njësie në Njësinë Speciale të Ndërhyrjes Taktike”, në Repartin Special “RENEA” kryen këto detyrat specifike:

Procesi i konkurrimit përfshin: Jetëshkrimi i aplikantit, Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me fushën e veprimtarisë së forcave speciale, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë); Testi me shkrim, Kontrollin e njohurive të aplikantit në fushën e veprimtarisë së forcave speciale(vlerësohet me 60 pikë); Intervista me gojë, Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në strukturat e forcave speciale policore ose ushtarakes dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë të paktën 40 pikë në testin me shkrim, nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit. Testi me shkrim të zhvillohet më datë 17.08.2018, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.