OSHEE aksion në Shkodër, procedohen 51 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike

151

TIRANE, 10 gushtATSH/- Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin në qytetin e Shkodrës.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit.

Sipas Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

OSHEE është e vendosur të luftojë pa kompromis evazionin ne sektorin e energjisë elektrike, për të vendosur barazi në këtë sektor; ku përfitimet nga zbatimi i ligjit në pagesat e faturave do të jenë shumë herë më të mëdha në favor të abonentit, dhe në investime për një shërbim më të lartë dhe cilësor./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.