MEPJ: Certifikatat e lindjes, shërbimi në 12 shtete

143

TIRANË,10 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bënë të ditur se tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në: Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokjo, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll.

Po ashtu, MEPJ e konsideron një premtim të mbajtur të qeverisë shqiptare. “Ofrimi i këtij shërbimi nga MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për: Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së; Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore; Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online”, shpjegon MEPJ. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.