LONDËR – Qeveria mbështet sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë

68

LONDËR, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria britanike përshëndeti njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit për sanksionet që SHBA-ja synon të vendosë ndaj Moskës për rastin e helmimit në Salisbury të Anglisë të ish-spiunit rus, Serghiei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, theksoi në një komunikatë Ministria e Jashtme.

“Reagimi i fuqishëm ndërkombëtar ndaj përdorimit të një arme kimike në rrugët e Salisburyt i dërgon një mesazh të qartë pa ekuivok Rusisë. Sjellja e saj provokative dhe e pamatur nuk do të mbetet e pakontestueshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Sipas analistëve, të cituar nga media, iniciativa e papritur e SHBA-së mund të jetë një mënyrë, dakorduar me Londrën, për të bërë presion kundër Kremlinit në kuadër të ekstradimit të njoftuar nga autoritetet britanike për dy të dyshuarit rusë.

Qeveria e Tereza May-it  ka akuzuar shtetin rus si origjina e sulmit, gjë që Moska gjithmonë ka mohuar kategorikisht.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.