Kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar

138

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ – Me tingujt e saj unik të gërshetimit te tradicionales dhe jazzit,  këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, më 16 gusht do gjallëroje pjesën zbavitëse të festivalit Anibar. Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese. Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin ka zgjuar kureshtje dhe duartrokitje, tek njohësit e muzikës. Për këtë projekt, Elina Dunit do t’i bashkangjitet kitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez. Performansa e Luft përmban oshëtime të Afrikes Perëndimore, folklorit anglez dhe rock indie, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit. Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore. Koncerti do të mbahet në datën 16 gusht në parkun Karagaq në Pejë. Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar shënon edicionin e nëntë këtë vit dhe mbahet prej 13 deri me 19 gusht në Pejë duke e trajtuar temën e barazisë gjinore. Festivali është i kompozuar nga aktivitete të ndryshme; shfaqja e filmave te animuar në programin garues, punëtori për animacion, programe speciale, prezantime nga profesionistë të animacionit, koncerte, masterklasa, etj./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.