Kapen mallra kontrabandë në Hanin e Hotit

98

TIRANE, 10 gusht/ATSH/- Shërbimi Doganor i Degës së Hanit të Hotit, gjatë kontrolleve të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin e shtetasit me inicialet B.B  ishin fshehur mallra të padeklaruara,  të cilat synonte ti fuste në territorin shqiptar  kontrabandë nga Mali i Zi.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave, në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë  dhe taksë doganore si, cigare Trokadero  433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.

Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal,  nga  Shërbimi Doganor i kësaj Dege,u krye  arrestimi i këtij shtetasi dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.