KANADA – Të shtëna me armë, të paktën 4 të vdekur

82

OTAVA, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Katër persona, mes tyre dy policë u vranë sot gjatë të shtënave me armë në një lagje rezidenciale të qytetit kanadez të Fredericton, ku raportohet arrestimi i një personi të dyshuar.

”Lagjia ”Brookside”, pranë qendrës së këtij qyteti me 60 000 banorë ndodhet në Brunswick e Ri (lindje) është e rrethuar nga forca të shumta policie dhe hetimet vazhdojnë’’, njoftoi policia në Twitter, disa orë pas incidentit që u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit sipas dëshmitarëve.

 

”Të shtënat me armë shënuan të paktën katër të vdekur’’, shtoi policia pa dhënë më shumë detaje në lidhje me shkaqet, por për publikun nuk ka asnjë lloj kërcënimi./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.