JEMEN – Të paktën 29 fëmijë të vrarë pas një sulmi, OKB kërkon hetim

126

SANA, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Të paktën 29 fëmijë janë vrarë pas një sulmi kundër autobusit të tyre në një treg në veri të Jemenit, njoftoi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (CICR), duke ngjallur trishtim dhe një kërkesë të OKB-së për hetim të pavarur.

Një spital i provincës Saada mbështetur nga CICR ka pritur trupat e 29 fëmijve të moshës 15 vjeç dhe 48 të plagosur, mes të cilëve 30 fëmijë”, njoftoi organizata në llogarinë e saj në Twitter, pa dhënë shumë detaje për natyrën e sulmit.

Koalicioni ka pranuar se kishte kryer një sulm ajror që ka prekur një autobus, por thekson se ky i fundit nuk transportonte fëmijë, por luftëtarë të Houthis”, deklaroi zëdhënësi i tij, Turki al-Maliki.

Nën komandimin saudit, koalicioni konfirmoi se kishte kryer një operacion ushtarak legjitim në sektorin rebel./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.