HELSINKI – Estonia: Stop manovrave ajrore të NATO-s

95

HELSINKI, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Estonia ka urdhëruar ndalimin e manovrave ajrore të NATO-s në vend, pas lëshimit gabimisht të një rakete nga një avion luftarak spanjoll në kuadër të një misioni të Aleancës.

“Mbetjet e raketave nuk janë gjetur ende”, sipas Ministrit të Jashtëm Estonez, Juri Luik.

Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi disa ditë më parë se kishte hapur një hetim për lëshimin aksidental të një rakete nga një prej avionëve të saj ushtarak mbi Estoni gjatë një misioni trajnimi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.