GREQI – Athina e cilëson ”arbitrar” dëbimin e diplomatëve grekë nga ana e Moskës

117

ATHINË, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Ministria greke e Punëve të Jashtme akuzoi sot Moskën se ka vendosur ”arbitrarisht” dëbimin e diplomatëve grekë në Rusi, në përgjigje të një veprimi të ngjashëm muajin e kaluar nga Athina.

Të hënën, ambasadori grek në Moskë u thërrit në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme ku u informua për ”masa reciproke” në përgjigje të ”veprimeve aspak miqësore të Athinës”, bëri të ditur diplomacia ruse e cila vendosi në këtë mënyrë për dëbimin e dy diplomatëve grekë.

”Vendimi rus është arbitrar dhe hakmarrës, që nuk bazohet në asnjë element” reaguan sot autoritetet greke.

Athina rikujtoi sot se dëbimi në mesin e muajit korrik të dy diplomatëve rusë dhe ndalimi i dy shtetasve të tjerë rusë për të hyrë në territorin e saj, u bazuan në prova konkrete, që lidhen me veprimtari të paligjshme të oficerëve rusë në Greqi.

Qeveria greke akuzon disa zyrtarë rusë për ”ndërhyrje” në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së saj me Maqedoninë.

Maqedonia dhe Greqia nënshkruan më 17 qershor marrëveshjen historike për riemërtimin e Ish-Republikës aktuale jugosllave të Maqedonisë në ‘’Maqedonia e Veriut’’./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.