FUTBOLL- Te “Kamza” pritet rikthimi i kapitenit Sebino Plaku

172

TIRANË, 10 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Sebino Plaku që mbajti dhe shiritin e kapitenit sezonin e shkuar, pritet të vijoi të jetë me blutë e “Kamzës”.

Drejtuesit e klubit kanë qenë në bisedime të vazhdueshme me Sebino Plakun dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin edhe sezonin e ardhshëm. 33-vjeçari deri më tani ka nënshkruar një kontratë me Kukësin për të qenë pjesë e bluve në kompeticionet europiane, por në çastin kur aventura e bluve të përfundojë, sulmuesi do të firmosë për Kamzën, të paktën kjo është ajo që besojnë drejtuesit e klubit./e.caushi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.