FUTBOLL- “Onda Cero”: “Reali” ka arritur një marrëveshje me Alcantara

146

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ – Tiago Alkantara është alternativa e “Real Madrid” për të zëvendësuar Mateo Kovaçiç, i cili u huazua për një sezon te “Çelsi” në Londër.

Lojtari ka besimin e plotë të Lopeteguit, të cilin e ka pasur si trajner te ekipi kombëtar i Spanjës.

Sipas “Onda Cero”, “Reali Madrid” ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe tani mbetet pjesa e negocimit me ekipin e “Bajernit”, ku sipas gjasave trajneri Niko Kovaç do ta cilësoj atë si të pashitshëm, sikurse bëri me James Rogrigues dhe Levandofskin.

Tiago i cili është stërvitur në “La Masia”, ka një kontratë me “Bajernin” deri në vitin 2021, por pas pesë sezonesh si i pazëvendësueshëm të ky ekip, ai po shikon për sfida të reja.

Ai është një lojtar plot kontrast dhe me një maturi sportive, i aftë që të luaj ndeshje të nivelit të lartë, me anë të vizionit si dhe shpejtësisë në lëvizje.

“Real Madrid  mendon që ti propozoj 50 mln euro bavarezëve për transferimin e lojtarit në “Bernabeu”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.