FUTBOLL- Mariano: Është e pamundur që ti thuash jo “Realit”

150

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ – Mariano Diaz ka mohuar zërat se ky i fundit ka refuzuar që të kthehet te ekipi i “Real Madrid” dhe të bëhet dubluesi i Karim Benzema.

Lojtari i “Lion” ishte i qartë në mesazhin e tij në rrjetet social në të cilat shkruan: “Nuk mund ti thuash jo “Real Madridit”.

Diaz nënshkroi për ekipin e “Lion” në Francë verën që shkoi për 8 mln euro, duke shënuar plot 20 gola në të gjitha kompeticionet./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.