FUTBOLL- Luftëtari nuk ndalet në merkato, nënshkruan Radoviç

151

TIRANË, 10 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Luftëtari i Gjirokastrës vijon të jetë mjaft aktiv në merkato. Pasi ka siguruar disa element mjaft cilësorë, tashmë ka bërë dhe një goditje përtej kufijve shqiptarë. Malazezi Balsa Radoviç është afrimi i fundit në radhët e blu zinjve të Luftëtarit. Mesfushori nga Podgorica ka qenë dy sezone më parë pjesë e Flamurtarit, ndërsa sezonin që lamë pas luajti me Kom Podgorica.

Bluzinjtë janë duke ndërtuar një ekip të ndërthurur mes eksperiencës  dhe lojtarëve të talentuar. Ndër emrat e afruar rishtazi nga klubi është dhe ai i Elian Çelajt, i dalë nga akademia e Partizanit dhe që ka firmosur një kontratë afatgjatë me bluzinjtë. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.