FRANCË – Presidenti Macron propozon Putin zgjidhje urgjente për rastin Sentsov

96

PARIS, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri sot ”disa propozime” Vladimir Putin për të gjetur në mënyrë urgjente një zgjidhje njerëzore për regjisorin ukrainas, Oleg Sentsov, për rastin e së cilit kreu i shtetit rus është angazhuar të përgjigjet, njoftoi Elizeja në një deklaratë.

Oleg Sentsov, i arrestuar në Rusi është në grevë urie prej gati tre muajsh dhe Macron në bisedën telefonike me Putin shprehu sërish shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore të regjisorit që duket se po përshkallëzohet duke vënë në rrezik jetën.

Presidenti rus iu angazhua homologut të tij se do t’i përcillte sa më shpejt lajme për gjendjen e tij shëndetësore.

Kremlini konfirmoi vetëm për agjencitë ruse të lajmeve se e ardhmja e  Oleg Sentsov është përmendur gjatë bisedës telefonike./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.