FOTO/ Vetëm në një ditë, mbi 10 mijë udhëtarë e 2.500 autovetura në portin e Durrësit

73

TIRANE, 10 gusht/ATSH/- Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, fluksi jo vetëm i emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime, por edhe i të huajve po shënon rritje gjithnjë e më të lartë.

Vetëm në një ditë, në portin e Durrësit, tragetet e linjave kanë sjellë në Durrës 7.909 udhëtarë, kryesisht bashkëatdhetarë që vijnë për pushimet e verës pranë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Nga të dhënat operative të Autoritet Portual Durrës, mësohet se pesë tragete kanë sjellë paradite dhe në mbrëmje edhe 2071 autovetura.

Gjatë ditës, nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës tragetet kanë transportuar 2.194 dhëtarë dhe 488 autovetura. Po ashtu, janë transportuar edhe 215 kamionë dhe trajlerë gjithsej. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.