Foto/ Pas 25 vitesh, ndërhyhet në Trebinjë, Pleshisht, Hoshtec të Pogradecit

248

TIRANË, 10 gusht/ATSH/-Bashkia  e Pogradecit ka nisur aksionin për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese ndërsa ndërhyrja e kryer në njësinë administrative Trebinjë, Pleshisht, Hoshtec vjen pas 25 vitesh.

Kështu, në njësinë administrative Trebinjë  u hapën rreth 5 km kanal si dhe u arrit nivelimi dhe karikimi i rrugës me stabilizant e vendosje tombinosh, në fshatin Kalivaç dhe Pleshisht.

Fermerët e tre fshatrave në Pogradec tashmë do të kenë mundësi që të ujisin të mbjellat falë pastrimit të kanaleve kulluese e vaditëse. Ndërhyrja në sistemin e kanalizimeve në njësinë administrative Trebinjë, Pleshisht, Hoshtec vjen pas 25 vitesh.

Falë kësaj ndërhyrje do të ujiten mijëra hektarë tokë. Bashkia e Pogradecit ka bërë të ditur prej vitesh këto kanale kanë qenë të mbuluara nga shkurret që pengonin qarkullimin normal të ujit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.