Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar

162

TIRANË,10 gusht/ATSH- I. Vata/ – Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës ku është dhe fluksi me i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova.

“Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë.

Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës.

“Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën.Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem,  në 112”, shprehet Policia e Shtetit .

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur  patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit.

Cermonia simbolike e patrullimeve të përbashëkta mes dy vendeve kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare ka nisur 7 vite më parë dhe do të përfundojmë më 31 gusht. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.