Bashkia e Tiranës përfundon rehabilitimin e asfaltit në rrugën “Iliria” në Kashar

151

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ – Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në kryeqytet dhe kësaj here është bërë rehabilitimi i asfaltit në rrugën “Iliria” në Kashar.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka uruar ekipin që në kohë mjaft të shpejtë ka kryer rehabilitimin e asfaltit të rrugës, duke publikuar edhe disa foto nga momentet e punimeve.

“Çdo natë që kalon, një punë më shumë për Tiranën!  Përfunduam rehabilitimin e asfaltit në Rrugën “Iliria” në Kashar. Bravo ekipi!”, shkruan Erion Veliaj./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.