Arrestohen 6 persona pasi tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme

TIRANË, 10 gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Policia ka ndaluar gjashtë persona të cilët tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Siç mësohet, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V. S., vjeç 27, banues në Peshkopi, pasi në PKK, Bllatë, Dibër, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Po ashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R. P., vjeç 26, banues në Tiranë, i dënuar, pasi në PKK, Morinë, Kukës, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror.

Në këtë kuadër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, edhe për shtetasin R. T., vjeç 21, banues në Peshkopi, në PKK, Bllatë, Dibër, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R. D., vjeç 37, banues në Tepelenë, pasi në PKK Morinë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror

Policia e Shtetit ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M. L., vjeç 27, banues në Durrës, pasi në PKK Morinë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Po ashtu dhe  për shtetasin S. T., vjeç 25, banues në fshatin Mustafaj Kukës, pasi në PKK Morinë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror.

Të gjashtë këta shtetas akuzohen se kanë shkelur nenin 297 i Kodit Penal: “Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.