ABU DABI – EBA-ja ndërton një naftësjellës midis Eritresë dhe Etiopisë

66

ABU DABI, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të ndërtojnë një naftësjellës midis Etiopisë dhe portit të Assabit në Eritrea, raportoi sot radio-televizioni etiopian ”Fana”, pa dhënë më shumë detaje.

Marrëveshja u arrit sipas ”Fana” gjatë takimit të sotëm në Addis Abeba midis kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed dhe ministres së Shtetit të Emirateve për Bashkëpunim ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy.

Pa dalje në det që prej pavarësisë së Eritresë në vitin 1993, Etiopia ka përdorur deri në vitin 1998 për nevojat e vendit një rafineri nafte që ndodhet në Assab, në jug të Eritresë, në brigjet e Detit të Kuq.

Një konflikt i cili shpërtheu nga divergjencat për demarkacionin e vijës së përbashkët kufitare çoi në një konfrontim mes dy shteteve për gati dy vite deri në 2000, duke shkaktuar të paktën 80 000 të vdekur, dhe vijoi me një periudhë të gjatë armiqësie./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.